OEMVP-ja sot vizitohet nga përfaqësues të Departamentit për Politika Industriale të R. së Kosovës

OEMVP-ja sot vizitohet nga përfaqësues të Departamentit për Politika Industriale të R. së Kosovës

Sot në OEMVP u organizua takim ku të pranishëm ishin udhëheqësja e Departamentit të Politikës Industriale të R. së Kosovës, znj. Igballe Rexha – Jashari dhe përfaqësues. Nga ana e OEMVP-së të pranishëm ishin z. Nebi Hoxha dhe delegacioni i Odës. Në këtë takim u bë njoftimi i dy organizatave mes veti për veprimtaritë e ndryshme prodhuese të cilat veprojnë në Kosovë dhe Maqedoni dhe poashtu u hapën mundësi për bashkëpunim të gjerë të mëtutjeshëm.

Lëvizjet e ndryshme politike dhe ekonomike ndikojnë shumë në fushën e politikës industriale. Për këtë aspekt ky lloj i politikës duhet të ketë përmbajtje të pahezitueshme nga ana e institucioneve shtetërore, si ato lokale ashtu edhe ato shtetërore. Poashtu u përfol edhe për afrimin e bizneseve me mundësinë e krijimit të sistemit të përbashkët doganor, në të cilin rast do të mundet të lehtësohen barierat afariste dhe posaçërisht kompanive të cilat merren me veprimtarinë prodhuese industriale.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL