OEMVP-ja rikthen Maqedoninë në raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë i përgaditur nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF)

OEMVP-ja rikthen Maqedoninë në raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë i përgaditur nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF)

Natyra e ndryshueshme e konkurrueshmërisë ekonomike në një botë e cila vazhdimisht nxjerr në pah teknologji të reja, është duke krijuar një sfidë të re për bizneset dhe qeveritë të cilave në mënyrë kolektive ju kanoset rreziku i ndikimit negativ në rritjen ekonomike dhe produktivitet. Kjo është çështja kyçe e cila mund të vërehet në raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) i cili u publikua sot. Duke u bazuar në raportin i cili për këtë vit përdor metodologji të re që tërësisht të përfshihen faktorët që ndikojnë në dinamikat e ekonomisë globale në Revolucionin e katërt industrial, shumë faktorë të cilët kanë ndikimin më të madh në konkurrueshmëri në të ardhmen nuk kanë qenë në fokusin e vendimeve më të mëdha politike në të kaluarën. Këtu përfshihen gjenerimi i ideve, kultura sipërmarrëse, qasje e hapur dhe shkathtësia. Në raportin e vitit 2018 ka të dhëna për 140 ekonomi të cilat nëpërmjet 98 indikatorëve janë organizuar në 12 shtylla.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore këtë vit paraqitet në rolin e partnerit institucional të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), që si partner ka ndihmuar në përpilimin e këtij raporti të rëndësishëm i cili na njofton me të dhënat relevante të cilat bëjnë vlerësimin e konkurrueshmërisë, produktivitetit dhe prosperitetit të shteteve. Kjo nënkupton që në raportin për këtë vit përfshihet edhe Republika e Maqedonisë. Në bazë të të dhënave, R. e Maqedonisë rangohet diku në mes ose vendi i parafundit në Europë. Raporti i vitit 2018 është transparent dhe paraqet imazh të vërtetë për R. e Maqedonisë, pasi që bazohet në të dhëna reale në bazë të anketave dhe hulumtimeve të shumta të cilat janë zhvilluar nga ana e OEMVP-së. Kështu mund të fitohet një përshtypje më se të vërtetë për gjendjen faktike e cila është e pranishme në shtetin tonë. Globalizimi dhe inovacioni padyshim do të jenë çdoherë nxitës të shtetit deri tek arritja e përmirësimit së mirëqenies në shtet. Këtu ndikim shumë të madh kanë politikëbërësit kryesor në shtet të cilët do të ndikojnë në zhvillimin dhe përparimin e shtetit, duke i ndihmuar shtetit tonë në fusha të shumta nëpërmjet të së cilave do të arrihet ballafaqim i sigurtë me trendet e reja botërore ekonomike dhe të të gjithë sferave tjera.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL