Ligjet të respektohen nga shteti sepse ato respektohen nga biznesi

Ligjet të respektohen nga shteti sepse ato respektohen nga biznesi

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore reagoi sot në pres-konferencë për problemet të cilat hasin bizneset gjatë punës së tyre. Ajo përshëndet angazhimin e institucioneve shtetërore për përmirësim të rregullativës ligjore dhe kushteve të të bërit biznes, si dhe mbështet çdo iniciativë dhe hap që ndërmerret për të lehtësuar punën e kompanive që veprojnë në treg, e poashtu si çdoherë edhe kësaj rradhe deklarojmë që jemi të gatshëm, që duke vepruar në partneritet dhe me mirëbesim me institucionet shtetërore në cilindo qoftë nivel, të ndihmojmë në përmirësimin e biznes klimës dhe të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Rasti i shfuqizimit të planeve detale urbanistike në Komunën e Karposhit dhe në Komunën e Aerodromit janë raste eklatante ku një numër biznesesh përjetuan humbje të mëdha financiare, jo për shkak të sjelljes joparimore dhe mangësive në miratim të planeve, por në raste të caktuara edhe për sjelljen me papërgjegjësi të institucioneve të cilat nuk i respektojnë obligimet ligjore në punën e tyre. Me këto veprime ndërpritet realizimi i projekteve investuese të kompanive ndërtimore.

Prandaj, duket i pasur para vetes të gjitha këto raste, Ju bëjmë apel institucioneve qendrore dhe lokale që problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, sidomos kohëve të fundit, t’ju qasen me përkushtimin më të madh dhe me punë serioze që të njëjtat sa më shpejtë të zgjidhen dhe të mos përsëriten.

Related posts

SPOZORI GJENERAL