OEMVP-ja mbajti kuvendin e saj vjetor

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbajti kuvendin vjetor në të cilin u diskutua raporti vjetor për aktivitetet e OEMVP-së gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, bashkë me raportin financiar.

Kuvendarët gjithashtu e kishin mundësinë të shohin edhe të gjitha shërbimet e reja të cilat i ofron oda.

Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e kuvendit patën rastin të prezantojnë problemet që hasin gjatë realizimit të punës së tyre dhe diskutonin mundësinë për të tejkaluar ato në bashkëpunim me odën.

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha theksoi angazhimin e Odës në përpjekjet e vazhdueshme  për lehtësimin e klimës së biznesit dhe bashkë diskutuan idetë se si të rritet më tej bashkëpunimi dhe mbështetja për bizneset.