OEMVP hap Info Point Qendër në Tetovë

OEMVP hap Info Point Qendër në Tetovë

Front_809283148

Në hapjen solemne morën pjesë përfaqësues të kompanive anëtare të OEMVP-së, të organizatave joqeveritare, Kryetarja e Komunës së Tetovës, si dhe përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Ky Projekt do të realizohet në rajonin e Pollogut dhe të Maqedonisë Jug-Perëndimore, duke përfshirë qytetet:  Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Ohër, ndërsa nga ana e Shqipërisë, qytetet e Korçës dhe Dibrës. Projekti ka filluar më 2 qërshor të vitit 2014, dhe do të zgjasë deri më 2 dhjetor të vitit 2015, gjegjësisht, 18 muaj.

Eventin e hapi Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi, duke mbajtur fjalimin përshëndetës.

Mes tjerash, ai deklaroi se ide e kahmotshme e Odes ka qenë një nismë për rritje të vetëdijes së kompanive për mbrojtje të markave dhe produkteve në mënyrë që një investim fillestar i regjistrimit të markës do t’i ndihmojë shumë kompanitë që më vonë të mos keqpërdoret emri ose marka e cila mund t’i kushtojë shumë, madje dhe deri në humbje të imazhit të produktit.

Z-nj Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës, në fjalimin e saj deklaroi se vendi ynë ka shumë prodhime, por gjëja e vetme që duhet bërë është rritja e vetëdijes së kompanive për mbrojtjen e markës së tyre. “Shpresojmë se ky Projekt do të arrijë të ndikojë që kompanitë të vetëdijësohen për mbrojtjen e markave të produkteve” – deklaroi z. Arifi në fjalimin e saj.

Hapja përfundoi me prerje solemne të shiriteve, si dhe koktej. 

Related posts

SPOZORI GJENERAL