AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP: Grupacioni i Grave Afariste shtroi iftar për bashkëpunëtorët

OEMVP: Grupacioni i Grave Afariste shtroi iftar për bashkëpunëtorët

SPOZORI GJENERAL

07 Qershor 2017 – Grupacioni i Grave Afariste (GGA) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore mbrëmë në bashkëpunim  me Asociacionin për Afirmimin e Gruas shtruan iftar për gratë afariste dhe bashkëpunëtoret e GGA-së.

Rreth sukseseve të GGA-së të shënuara gjatë këtij viti dhe synimeve të tyre foli kryetarja e GGA, znj. Gëzime Fejzi. Ajo tha se vizioni i GGA është inkuadrimi i gruas në ekonomi në përgjithësi, sepse ato besojnë fort që fuqizimi i gruas është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mirëqenien e individëve, familjeve dhe shoqërisë, por edhe për përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Gratë janë sipërmarrëse energjike. Studimet tregojnë se kur gratë sipërmarrëse kanë sukses, ato ndihmojnë në rritjen ekonomike dhe investojnë më shumë në familjet e tyre dhe komunitetin.

Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) si shoqatë joqeveritare e përkushtuar në ndërtimin e shoqërisë mbi parimin e respektimit të pozitës dhe të drejtave të gruas, merret kryesisht me inicimin, përcjelljen dhe studimin e çështjeve për përmirësimin e pozitës së gruas në vendin tonë.

Kryetarja e AAG, znj. Ajgyl Sulejman përshëndeti mysafirët dhe tha që sikur çdo vit edhe këtë vit muaji i Ramazanit na rikujtoi edhe një herë pikat problematike dhe të dobëta të njeriut dhe njerëzimit, në dallimet dhe pabarazitë në standardin e jetesës e cila buron nga dallimet në zhvillimin e vendeve, politikat e gabuara të qeverive dhe vetë njerëzve.

Të pranishmit gjithashtu i përshëndetën me fjalë rasti edhe znj. Jeliz Daut Kurtish – kryeredaktore e revistës Kandelen pranë organizatës Kypru, znj. Lena Ugrinovska nga shoqata Elite dhe znj. Vesna Miladinova – drejtoreshë e Sante Plus Group.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA