OEMVP do të shpall TOP 100 kompanitë e vitit

OEMVP do të shpall TOP 100 kompanitë e vitit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore të mërkurën me datë 25 Nëntor 2015, do të mbajë manifestimin tradicional TOP 100 kompanitë më të mëdha të vitit.

Ideja e Projektit “TOP 100” i cili po realizohet për herë të pestë në Republikën e Maqedonisë, është promovimi i kompanive më të fuqishme shqiptare në tregun vendor, të cilët vitin paraprak kanë realizuar performanca të caktuara.

Me Projektin është paraparë të bëhet promovimi i mëtejshëm i këtyre kompanive në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, si kompani potenciale për investime, lidhje të reja në fushën e tregtisë së brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, kompani që kanë mundësi të krijojnë vende të reja pune, kompani me përgjegjësi korporative, kompani që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Promovimi i kompanive do të bëhet nëpërmjet botimit të Katalogut. Katalogu në vete do të përmbajë dhe analizë të potencialit të këtyre kompanive në tregun vendor dhe në Prodhimin bruto të brendshëm të vendit.

Bazuar në të dhënat e Regjistrit Qendror, gjegjësisht kritereve qarkullimi vjetor, neto-fitimi dhe numri i të punësuarve, OEMVP ka ranguar 100 kompanitë më të mëdha të vitit, shpallja e të cilëve do të bëhet ditën e mërkurë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, këtë vit shënon dhe 10 vjetorin e themelimit, i cili planifikohet të shënohet me një varg të aktiviteteve, duke filluar nga Manifestimi ”TOP 100”.

Related posts

SPOZORI GJENERAL