OEMVP do të ndjekë realizimin e shtyllës së tretë të Planit për rritje ekonomike

OEMVP do të ndjekë realizimin e shtyllës së tretë të Planit për rritje ekonomike

23 Prill 2018 – Pas dërgimit të kërkesës nga OEMVP-ja deri tek Qeveria për  formimin e një grupi punues që do të përcjell nga afër zbatimin e Shtyllës se tretë të paraparë në Planin për rritje ekonomike të Republikës së Maqedonisë, qeveria e RM-së ndërmorri hapat e para.

Kështu, qeveria e shqyrtoi kërkesën dhe mori vendim që OEMVP-ja në koordinim me zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev, resoret tjera ekonomike në vend, Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Ministrinë e ekonomisë, Odën ekonomike të Maqedonisë dhe Lidhjen e Odave ekonomike të Maqedonisë, të formojë grup punues në të cilin do të ndiqet hap pas hapi zbatimi i  masave të parapara me shtyllën e tretë të Planit për rritje ekonomike të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë mënyrë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe njëherë e dëshmoi se është një institucion i cili ka ndikim dhe vazhdimisht punon në drejtim të lehtësimit dhe përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Related posts

SPOZORI GJENERAL