OEMVP dhe Oda Ekonomike e Amerikës Latine me memorandum bashkëpunimi

OEMVP dhe Oda Ekonomike e Amerikës Latine me memorandum bashkëpunimi

SPOZORI GJENERAL

30 Qershor 2017 – Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha ka pritur sot delegacionin e Odës Ekonomike të Amerikës Latine të kryesuar nga kryetari Noel Jiang Yuan dhe kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes ndërmarrjeve të të dy odave dhe Ballkan China Investments.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, kryetari Hoxha ka theksuar se në bazë të informatave që i ka ky regjion në Amerikën Latine ka kapacitete dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit si dhe paraqitjes së përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare.

Me anë të këtij memorandumi do të shihen edhe mundësitë  për realizimin e investimeve të huaja në vendin tonë dhe sigurimi i një bashkëpunimi sa më të mirë reciprok.

Nisur nga nevoja për zhvillim të veprimtarisë së biznesit në rajonin veri-perëndimorë të Maqedonisë dhe nevojës për bashkëpunim tregtar, me anë të këtij bashkëpunimi do të vendosen format e koordinimit dhe dialogut efektiv në kryerjen e aktiviteteve ekonomike të subjekteve afariste në Maqedoninë veri-perëndimore dhe asaj të Amerikës Latine.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA