TV Shenja:OEMVP DHE FONDACIONI DAUTI ME PROJEKT PËR NGRITJEN E STABILITETIT FINANCIAR TË OJQ-VE

TV Shenja:OEMVP DHE FONDACIONI DAUTI ME PROJEKT PËR NGRITJEN E STABILITETIT FINANCIAR TË OJQ-VE

http://dai.ly/x3rke0m

“Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit” është projekti që promovuan sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Fondacioni Dauti.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa do të implementohet nga Fondacioni Dauti në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti, Ilir Idrizi, tha se qëllimi i projektit është ngritja e kapacitete dhe stabilitetit financiar të OJQ-ve.

“Në kuadër të projektit do kemi bashkëveprim, takime të përbashkëta midis OJQ-ve dhe sektorit të biznesit ku do të përfshihen diku 100 OJQ kryesisht nga rajoni i Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe 50 kompani të cilat pastaj do të kenë takime të përbashkëta, do organizohet platformë e përbashkët, e bashkëveprimit midis OJQ-ve dhe sektorit të biznesit. Në këtë rast do të ketë edhe disa trajnime, diku 7 trajnime për OJQ-të dhe duke rezultuar në fund me një strategji nacionale”, tha drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti, Ilir Idrizi.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi, tha se Odat Ekonomike janë gjithashtu pjesë e shoqërisë civile, prandaj kjo është arsyeja e parë pse janë pjesë e këtij projekti. Arsyeja e dytë, sipas tij, është që të rrisin përgjegjësinë shoqërore të komunitetit të biznesit.

“E treta është që të promovojmë një model  të suksesshëm të përgjegjësisë shoqërore dhe ky model është themelimi i Fondacionit Dauti. Unë them që është një model, i cili duhet t’ia kenë zili jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj, sepse është një model i cili është bazuar në jo vetëm përkrahjen e një biznesi, një fondacioni, por përkrahjen e shumë bizneseve të nevojave të cilat dalin nga shoqëria dhe kjo përkon me objektivat e OEMVP-së që bizneset duhet të jenë të përgjegjshme ndaj nevojave të shoqërisë”, tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, FatmirBytyqi.

Projekti ka filluar me realizimin dhe duhet të përfundojë në afat kohorë prej 18 muajsh, gjegjësisht deri në maj të vitit 2017.

Related posts

SPOZORI GJENERAL