OEMVP bashkëpunim rajonal

Delegacion nga OEMVP-ja sot vizituan Forumin e Biznesit në Prizren, Odën e Afarizmit të Kosovës dhe Klubin e Prodhuesve në Kosovë. Me këto takime, OEMVP zgjeron bashkëpunimin e saj në nivel rajonal.

Ky bashkëpunim do të ndihmojë që bizneset e këtyre dy vendeve fqinje të kenë bashkëpunime të shumta, të cilat do të shpërblehen me sukses të ndërsjellë.

Kjo është një mundësi e mirë për kompanite tona anëtare të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në vendet e rajonit.