AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP bashkë me liderët e biznesit në Samitin rajonal në Shkup

OEMVP bashkë me liderët e biznesit në Samitin rajonal në Shkup

SPOZORI GJENERAL

16 Tetor 2017 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot dhe nesër përfaqësuar me kryetarin Nebi Hoxha është pjesë e Samitit rajonal 100, ku marrin pjesë mbi 150 liderë biznesi  nga Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.
“Samiti 100” është nismë biznesi, i cili në një vend grumbullon rreth 150 liderë biznesi eminentë nga gjithë rajoni i EJL-së, qëllimi primar i së cilës është që të gjenden ide konkrete, projekte dhe propozime për përmirësim të ndërlidhjes në rajon nga të gjitha aspektet ekonomike dhe shoqërore.
Tema kryesore e Samitit 100 në Shkup është lidhja në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë eurokomisarja për Transport Violeta Bulc të cilës do të bashkohet liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI , Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.

Paneli me kryeministrat e vendeve të rajonit do të mbahet nesër. Është konfirmuar pjesëmarrje e kryeministrave të Maqedonisë, Zoran Zaev, të Shqipërisë, Edi Rama dhe Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesit me Këshillin e ministrave të BeH , Denis Zvizdiq.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në paneldebatin plenar të kryeministrave nën titullin “Marrëveshja e re për kohën e re, apo, nëse rajoni është i përgatitur për garë në skenën globale”, në të cilën do të diskutohen edhe temat e energjisë, për ekonomitë e bazuara në njohuri, për marka, ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për iniciativat e përbashkëta ne fushën e turizmit.

Në ditën e parë të Samitit pritet paralajmërim për fillim të realizimit të projektit Edison për elektrizimin e autostradave në rajon. Ky është një projekt rajonal që doli nga iniciativa 100 e Samitit, platforma e të cilit u nis në Slloveni në vitin 2015.

Nga anëtarët e OEMVP-së, pjesëmarrës në këtë Samit janë kompanitë Dauti Komerc, Gemak, Agrokorporacija, Moding, Alma M, Motivi e tjera.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA