Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë afër bizneseve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë afër bizneseve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon me misionin e saj që të jetë më afër bizneseve, të njoftohet me problemet reale që shfaqen gjatë veprimtarisë së përditshme afariste si dhe të jep këshilla dhe mundësi për një funksionim sa më të mirë të bizneseve. Kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha vazhdon me traditën e Roadshow duke vizituar disa kompani në Strugë. Aty shihet qartë cilësia e lartë që posedohet nga kompanitë anëtare tona, të cilat me fuqi të përbashkëta arrijnë deri në suksese të shumta në vend dhe zgjerim të bizneseve të tyre në vendet tjera.

Gjatë takimit u bisedua shumë për komunikimin e bizneseve në nivel lokal, pasi që shihet qartë që ai rajon ka një potencial të lartë zhvillimor si në zonat e qytetit ashtu edhe në zonat industriale.

OEMVP inkurajon bizneset në thellimin e bashkëpunimit në mes tyre me të vetmin qëllim që të arrihet një zhvillim më i lartë ekonomik dhe të ngritet niveli i mirëqenies shoqërore.

Related posts

SPOZORI GJENERAL