AKADEMIKA
AKADEMIKA

Economicus nr.2

Economicus nr.2
SPOZORI GJENERAL

qqqqqq31 Mars 2016 – Siç ju informuam edhe më herët javën e kaluar, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore këtë javë sjell para Jush numrin e dytë të Economicus.  Arsyeja për krijimin e këtij produkti është që të gjithë anëtarët e saj të jenë të informuar në lidhje me ndryshimet brenda dhe jashtë vendit dhe të kenë më të lehtë të përcjellin zhvillimet e fundit.

Ky publikim është edicioni i dytë i ECONOMICUS për muajin Mars 2016, i cili publikohet çdo muaj për të gjithë anëtarët e OEMVP-së. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka eksporti për bizneset që përfaqëson OEMVP, në këtë numër të Economicus-it ne do tu ofrojmë anëtarëve tanë informatat më të reja rreth tregjeve më të rëndësishme të bizneseve të Maqedonisë.

Tregjet janë analizuar në aspektin e pritjeve për rritjen ekonomike në vitin 2016, aspektin makroekonomik dhe politik si dhe aspektin tatimor. Ideja për konceptimin e tillë të informatorit është që tu mundësojmë bizneseve tona informata për parashikimet, mundësitë dhe rreziqet që mund t’i hasin gjatë operimit në këto tregje. Në analizë janë përfshirë tre tregjet më të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, të cilët bashkërisht paraqesin 48% nga vlera totale e eksportit. Tregjet të cilët janë përfshirë në analizë janë: tregu i Republikës së Gjermanisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

                Si gjithnjë, komentet apo sugjerimet tuaja janë të mirëseardhura dhe të nevojshme për avancimin e mëtejmë të këtij publikimi në edicionet e radhës. Për më tepër informata na kontaktoni në economicus@oemvp.org

Numrin e dytë të Economicus mund të shkarkoni këtu.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA