Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes OEMVP-së dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes OEMVP-së dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim

17 Maj 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim, marrëveshje kjo që do të sigurojë përkrahje të ndërsjelltë në zhvillim të arsimit profesional dhe të gjitha subjekteve të interesuara për arsimin profesional në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë marrëveshje përcaktohen termat dhe kushtet e bashkëpunimit të ndërsjellë në mënyrë që të arrihet objektivi i përmirësimit të nivelit të arsimit profesional dhe të dyja palët pajtohen se se do të kontribuojnë përmes njësive, departamenteve përkatëse, zyrtarëve dhe shërbimeve që kanë në dispozicion për fuqizimin e të rinjve dhe organizatat e bizneseve në vend. Synohet arritja e arsimit cilësor profesional dhe trajnim që i përgjigjet kërkesave të tregut të punës, të kontribuojnë në rritjen e shkallës së punësimit të të rinjve dhe të përmirësojnë efektin e konkurrencës së biznesit.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë për nevojat e arsimit dhe ekonomisë, organizimin e takimeve të përbashkëta me kompanitë anëtare të Odës, organizimin e përbashkët të seminareve dhe trajnimeve, edukimin dhe trajnimin e ndërmarrësve, përgatitjen e projekteve të përbashkëta shkencore etj.

Related posts

SPOZORI GJENERAL