Në vigjilie të Samitit në Vienë, OEMVP shpreh indinjatë!

Siç duket si gjithmonë qeveria e R. Maqedonisë turbulencat e brendshme i shfrytëzon për të harruar se cila është rruga të cilën duhen ndjekur gjatë përpilimit të prioriteteve që direkt ndikojnë zhvillimin ekonomik. Edhe në vigjilje të Samitit të Vienës, që pritet të mbahet nesër në Vienë të Austrisë, po ndodh pikerisht e njëjta. Është ky reagimi i Odës Ekonomike së Maqedonisë Veriperëndimore e cila shpreh indinjatën e saj për procesin me të cilin Qeveria e Maqedonisë ka përcaktuar prioritetet (pa konsultim me akterët socio ekonomik) si dhe mos futjen në prioritete të cilat janë më se të nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Propozimet e bëra nga ana e Maqedonisë, sikur shprehin inferioritetin ndaj projekteve tjera të prezantuara nga shtetet tjera dhe nëse procesi i konsultimit do ishte ashtu siç duhet, jemi të bindur se kjo nuk do ndodhte. Shpresojmë se në këtë Samit, nuk do të mbyllen dyert për proejkte mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të R. Maqedonisë e sidomos që prekin rajonet më pak të zhvilluar, fushën e ngritjes arsimore në favor të zhvillimit ekonomik” , reagon përmes një komunikate OEMVP.

Shpresojmë se Samiti i Vjenës të jetë vazhdim i rrugës së nisur në Berlin dhe pas kësaj do vazhdohet me procesin e konsultimit të mëtutjeshëm në mënyrë që të adresohen e të gjithë partnerve socio-ekonomik dhe jo vetëm të një grupimi të caktuar.

Gjatë këtij Samiti do të diskutohen prioritetet afatgjate dhe afatmesme të përfshira në kuadër të Ballkanit Perëndimor (WB 6), ku Korridori 10 dhe Korridori 8 janë theksuar si prioritet dhe të njëjtat do ti prezantohen Komisionit Evropian në Samitin në Vjenë. Në këtë drejtim, Maqedonia është në pritje të finalizimit të vendimeve konkrete, në kuadër të takimeve të Samitit të Vjenës dhe realizim sa më të shpejtë të tyre me mbështetje nga fondet e BE-së dhe instrumentet financiare ndërkombëtare.

Lista e propozimeve për të cilat kanë rënë dakord gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka 11 projekte prioritare, që duhet të përfundojnë deri në vitin 2030. Ato ndërlidhin vendet e rajonit, njëkohësisht janë zgjatime me korridoret e Bashkimit Europian.

BE ka dhënë parimisht dakordësinë për projektet rajonale të paraqitura nga liderët e rajonit. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn më parë ka deklaruar se BE do të paguajë miliarda euro për përmirësimin e infrastrukturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

OEMVP edhe më herët ka shpreh mbështetje për projektet në fjalë dhe thekson se Bashkimi Europian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit perëndimor dhe mbështetja projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e vendeve ne rajon. OEMVP ka përmend disa projekte infrastrukturore edhe atë në masat antikrizë drejtuar qeverisë mbrapa në vitin 2012 por edhe më freskët në vitin 2015 si më poshtë:

  • Hapja e investimeve infrastrukturore kapitale në rajonin e Maqedonisë veriperëndimore
  • Gjetja e mjeteve financiare dhe fillimi i punimeve për korridorin 8 (autostrada dhe hekurudha)
  • Rrugët tjera kapitale për lidhjen e kësaj pjese të Maqedonisë me Shqipërin dhe Kosovën, akset Tetovë – Prizren; Tetovë – Ferizaj; Rruga e Arbërit; Kumanovë – Bellanocë; Terminali doganor Jazhincë.

Samiti do të ndërtojë  progresin e bërë që nga Samiti i Berlinit vitin e kaluar, në veçanti në agjendën e lidhjeve dhe do të kërkojnë të zhvillojnë më tej bashkëpunimin midis WB6 në trajtimin e sfidave të tyre të përbashkëta, jo më pak në perspektivën e tyre në BE, dhe për të trajtuar çështje aktuale të cilat janë me interes të përbashkët për WB6 si edhe për BE-në.

Comments are closed.