Mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal

Mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal

Sot në OEMVP u zhvillua takim mes Odës së Afarizmit të Kosovës, ku prezent ishin kryetari z. Skender Krasniqi si dhe delegacioni i OAK, ndërsa nga ana e OEMVP-së prezent ishin kryetari z. Nebi Hoxha dhe delegacioni i Odës. Duke marrë parasysh faktin e zhvillimeve të shumta ekonomike dhe politike në rajon, është shumë e rëndësishime që të vendoset bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme fqinje, gjë e cila do të ndikojë në mirëqenien e ekonomisë rajonale.

Poashtu, në Kosovë dhe Maqedoni ka shumë prodhues të cilët e kanë të vështirë të depërtojnë në tregjet e mëdha globale dhe prandaj një nga mënyrat e vetme që ata të përparojnë është që të vendoset shtyllë e bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme shtetëre komunale dhe qëndrore. Gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e zhvillimit të takimit të përbashkët mes OAK dhe OEMVP ku do të jenë prezente kompanitë e ndryshme si dhe mundësinë për realizimin e aktiviteteve të shumta sëbashku.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL