Mundësi alternative të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Mundësi alternative të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

14 Mars 2018 – Në takimin sot me drejtorin e projektit të USAID për Faktoring z.Lovre Ristevski, kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha diskutoi në lidhje me rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me zgjerimin e mundësive të tyre përmes shfrytëzimit të burimeve alternative të financimit.

Projekti i USAID Faktoring ka për qëllim të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes edukimit dhe informimit mbi qasjen në burimet alternative financiare.

Projekti i faktoringut ofron asistencë teknike dhe zbaton një sërë aktivitetesh përmes tre komponentëve kryesore: ngritjen e vetëdijes dhe njohurive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për mundësitë alternative financiare, zbatimi i rregullativës ligjore për faktoring dhe edukimi financiar i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Related posts

SPOZORI GJENERAL