Me iniciativë të OEMVP-së, Drejtoria e Doganave përgatit propozim ligj për ndryshim në Ligjin e Doganave

Me iniciativë të OEMVP-së, Drejtoria e Doganave përgatit propozim ligj për ndryshim në Ligjin e Doganave

04 Prill 2018 – Angazhimi i vazhdueshëm i OEMVP-së në mbrojtjen e interesave të biznesit edhe kësaj here jep rezultatet e veta. OEMVP bashkë me odat tjera ekonomike në vend në kuadër të projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” i financuar nga USAID, dërgoi deri tek Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë problemet e identifikuara me ndihmën e kompanive, kësaj here që kanë të bëjnë me gjobat gjatë shkeljeve doganore.

Me iniciativën e projektit, Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë bëri analizë të propozimeve të dorëzuara  dhe përgatiti propozim ligj për ndryshime në Ligjin e Doganave, i cili momentalisht është në procedurë. Me këtë ligj ndryshohet neni 264 ku në vend të lëshimit të urdhërpagesës mandatore do të lëshohet urdhërpagesë për kundërvajtje.

Si rrjedhojë do të bëhet kategorizim plotësues i shkeljeve sipas peshës së shkeljes së bërë dhe arrihet efekt i dyanshëm:

  • gjobat përgjysmohen, për arsye se kryerësi i cili pranon shkeljen paguan vetëm gjysmën e gjobës;
  • kryerësi i cili nuk pranon shkeljen dhe nuk dëshiron të paguajë gjobën, ka të drejtë të mbrojë interesat e tij para organit të kundërvajtjes  së Drejtorisë së Doganave, ose më lartë në Komisionin Shtetërorë, po edhe në Gjykatën administrative dhe Gjykatën e lartë administrative.

Me vetë faktin që kryerësit i mundësohet të mbrojë të drejtat e tij, apsolvohet edhe çështja se me këtë procedurë do të vlerësohen rrethanat relevante dhe lehtësuese. Nga ana tjetër, shkeljet doganore që kanë të bëjnë me lëshimin e afateve të përcaktuara, me këto ndryshime dukshëm zvogëlohet gjoba e cila do të jetë 50 euro për personat juridik dhe 15 euro për personat përgjegjës ose personat fizik.

Related posts

SPOZORI GJENERAL