“Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar ”

“Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar ”

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Zyrën shtetërore për Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe me Drejtorinë e përgjithshme të patentimit dhe markave të Republikës së Shqipërisë janë përgjegjëse për implementimin e projektit “ Mbrojta e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti do të implementohet në Maqedoni dhe Shqipëri.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është kontributi për ngritjen e konkurencës së bizneseve ndërkufitare nëpërmjet promovimit dhe mbrojtjes së markave dhe patentave në Maqedoni dhe Shqipëri. Synimi I këtij projekti është rritja e vetëdijes në mesin e aktorëve të ndryshëm si (bizneset, doganat, studentët, banorët) në çështje të mbrojtjes së markave dhe patentave si dhe përfitimet që mund të dalin nga ato.

Qëllimi specifik i këtij projekti është mbrojtja e markave lokale dhe patentave të bizneseve në zonën ndërkufitare. Treguesit për arritjen e këtij qëllimi janë: mbështetja e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin e Polog dhe në Jugperëndim të Maqedonisë ndërsa nga pjesa e Shqipëris  rajonin Korçë dhe Dibër.

Grupet qëllimore të projektit do të jenë:

·      Sipërmarrjet  mikro, të vogla dhe të mesme si dhe kompanitë e mëdha të zonës ndërkufitare

·    Institucionet qeveritare, inspektime të ndryshme që janë të lidhura me pronësinë industriale, gjykatat, doganat prej dy anëve  të zonës ndërkufitare

·       Autoritetet lokale që duhet dhënë mbështetje markës gjeografike e produkteve nga rajoni

·         Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët univerzitar – krijim i kulturës të respektit të pronësisë industriale dhe  promovimin e produkteve me prejardhje gjeografike.

Rezultatet e pritura nga implementimit i këtij projekti  janë: 

1. Themelim i një platforme për mbrojtje të markës dhe  patentës në zonën ndërkufitare.

2. Njoftimi i  opinionit për markën tregtare dhe rregullativat e patentimit në  zonën ndërkufitare.

3.Promovimi i  mbrojtjes së markës dhe patentës në zonën ndërkufitare.

 Aktivitetet që janë të planifikuara të ndërmirren në kuadër të këtij projekt janë:

 

1. Takim i parë në mes Odës  Ekonomike dhe autoriteteve në mbrojtje të markës tregtare;

2. Hapja e info point zyrës  brenda Odave ekonomike në  zonën ndërkufitare.

3. Organizimi i info sesioneve për bizneset për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës;

4. Analizë e brendeve  dhe markave tregtare ekzistuese në zonën ndërkufitare.

5. Trajnim për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës për bizneset në zonën ndërkufitare.

6. Përgatitja e broshurës për mbrojtje të markës tregtare dhe brendeve për bizneset ndërkufitare;

7. Nisja e një fushate mediale për promovim të mbrojtjes së markës tregtare dhe patentës në zonën ndërkufitare

8. Organizimi i konferencës për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës;

9. Dizajnim i web portalit interaktiv për informim të bizneseve mbi mbrojtjen e markës tregtare dhe patentës;

 

Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj.

Personi për kontakt: Mirushe Xheladini, Kordinatore e projektit

OEMVP

Dimitrie Çupovski 13, Shkup

e-mail: Mirushe.xheladini@oemvp.org/ www.oemv.org

celulari: +389 (0)76 397-502

Ky publikim është përgaditur me ndihmën e Unionit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e OEMVP dhe Zyrës shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk reflekton opinionin e Unionit Evropian.

Related posts

SPOZORI GJENERAL