Manifestimi TOP 100

Manifestimi TOP 100

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore edhe këtë vit vazhdon të realizojë projektin “TOP 100”  kompanitë më të mira shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Ideja e projektit “TOP 100”, i cili po realizohet për herë të tretë këtë vit në Republikën e Maqedonisë, është promovimi i kompanive më të fuqishme shqiptare në tregun vendor, të cilët vitin e kaluar treguan suksese të lakmueshme.  

  Me këtë rast, kemi nderin të Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin që do të mbahet për promovimin e katalogut, i cili do të organizohet në NEW STAR në Shkup më datë 17 Tetor 2013 (E enjte) me fillim në ora 12:00.

  Pjesëmarrës në këtë manifestim përveç kompanive tona anëtare do të jenë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, ambasadave, ministra, organizatave të ndryshme, media e tjerë

  Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj në këtë manifestim deri më datë 15 Tetor 2013 në e-mail info@oemvp.org ose në telefon 02/3239-252.

  Për më tepër informata ju lutem kontaktoni në info@oemvp.org


Related posts

SPOZORI GJENERAL