Kryetari Nebi Hoxha përfaqësues i OEMVP-së dhe panelist në konferencën e 10-të ndërkombëtare të investimeve – Sarajevo business forum 2019

Nga 17-të deri më 19-të prill 2019-të në Sarajevë mbahet konferenca e 10-të  ndërkombëtare e investimeve në organizim të Bosna Bank international dhe Islamic Development Bank Group. Forumi i Biznesit në Sarajevë është ngjarja më e rëndësishme e biznesit dhe investimeve në Evropën Juglindore. Në këtë konferencë takohen investitorët institucional, privat dhe përfaqësues të bizneseve nga e gjithë bota. Gjithashtu, në forum marrin pjesë biznesmenë dhe pronarë të projekteve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia,. Kjo paraqet një platformë ndërkombëtare për rrjetëzimin e bizneseve, eksplorimin e biznesit dhe mundësive për investime në Evropën Juglindore, me një qëllim të përbashkët të zhvillimit ekonomik të rajonit.

OEMVP këtë vit është pjesmarrës në SBF 2019, ndërsa Kryetari z.Nebi Hoxha në korniza të forumit tre-ditor të biznesit do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me Bosna Bank International dhe do jetë pjesë e panelit në temë “Përfitimet nga zhvillimi i industrisë së drurit dhe mobiljeve”.

Me qëllim të përmirësimit të mjedisit të biznesit në rajon dhe mbështetjes së ideve inovative, kompanitë e suksesshme do të shpërblehen në disa kategori, ndërsa kompanitë anëtare tona aritën nominime në këto kategori:

Neptun në kategorinë Business of the year;

Uka dhe Vezë Shari në kategorinë Innovator of the year dhe

Maya që u nominua në tre kategoritë  Youth Employer of the Year, Social impact award dhe Entrepreneur of the year