Konkurs për shfrytëzues potencial të shërbimeve konsultative

Konkurs për shfrytëzues potencial të shërbimeve konsultative

 K O N K U R S

për shfrytëzues potencial të shërbimeve konsultative të ko-financuara nga sfera e punëve profesionale për siguri në punë, në përputhje me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë

Projekti i financuar nga USAID – “Partneritet për rregullativë më të mire afariste” i cili implementohet prej EPI CENTAR Internacional me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT dhe Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, zhvillon një procedure për zgjedhje të përdoruesve potencial të shërbimeve të kofinansimit të konsultantëve – vauçerëve në pjesën e aktiviteteve profesionale për siguri gjatë punës, në pajtim me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë dhe Rregullores për lartësinë e shpenzimeve për kryerjen e çështjeve të sigurisë.

Vlera maksimale e vauçerit, në të cilën kontributi i ndërmarrjeve nuk është i përfshirë, nuk mund të kalojë 1,000 USD kundërvlerë denar, për një ndërmarrje.

Kontributi që duhet të sigurohet nga kandidatët e interesuar përcaktohet si vijon:

  • Ndërmarrjet e rreja (jo më të vjetra se 3.5 vjet) të cilët janë anëtarë të partnerëve implementues ofrojnë një kontribut prej 10% të vlerës totale të shërbimit të konsulencës (pjesa e mbetur prej 90% të vlerës së shërbimit të konsulencës bashkëfinancuese mbulohet nga vauçer i Projektit).
  • Ndërmarrjet e reja (jo më të vjetra se 3.5 vjet) të cilët nuk janë anëtarë të partnerëve zbatues do të sigurojnë një kontribut prej 20% të vlerës së përgjithshme të shërbimit të këshillimit (pjesa e mbetur prej 80% të vlerës së shërbimit të konsulencës bashkëfinancuese mbulohet nga buxheti i Projektit ).

(3) Ndërmarrjet tjera anëtare të partnerëve implementues, sigurojnë kontribut në vlerë prej 40% nga vlera e përgjithshme e shërbimit konsultativ (pjesa e mbetur prej 60% të vlerës së shërbimit konsultativ të ko-financuar mbulohet me vauçer të Projektit)

(4) Ndërmarrjet e tjera që nuk janë anëtare të partnerëve implementues, sigurojnë kontribut në vlerë prej 50% nga vlera e përgjithshme e shërbimit konsultativ (pjesa e mbetur prej 50% të vlerës së shërbimit konsultativ të ko-financuar mbulohet me vauçer të Projektit).

Kandidatët e interesuar duhet të jenë persona juridik me veprimtari prioritare të regjistruar në këto sektorë: 1)Tekstil; ose 2)Ndërtimtari.

Në thirrjen publike kanë të drejtë të paraqiten të gjithë personat juridik me veprimtari prioritare të regjistruar nga sektori i tekstilit dhe ndërtimtarisë, të cilët i plotësojnë kushtet e shënuara:

  1. Fletëparaqitje e plotësuar (e cila do t’i dorëzohet në mënyrë plotësuese vetëm personit juridik i cili do të shfaq interes për pjesëmarrje). Vetëm ata persona juridik me fletëparaqitje të plotësuar në mënyrë të rregullt do të merren parasysh.
  2. Çek lista të plotësuara (të cilat do t’i dorëzohen në mënyrë plotësuese vetëm personit juridik i cili do të shfaq interes për pjesëmarrje). Çek listat për kontroll të pajtueshmërisë së punës së personit juridik patjetër i plotëson personi juridik nga fusha përkatëse në përputhje me veprimtarinë e regjistruar të ndërmarrjes. Të njejtat janë anonime dhe nuk ndikojnë në rangimin e kandidatëve të paraqitur.
  3. Personi juridik të jetë i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, me atë që dorëzohet Çertifikatë nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendror i R. së Maqedonisë jo më e vjetër se 1 muaj.
  4. Personi juridik të ketë kapital vendor dhe të përzier, prej ku dorëzohet çertifikatë nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendror i R. së Maqedonisë jo më e vjetër se 1 muaj.
  5. Personi juridik të jetë ndërmarrje mikro, e vogël apo e mesme me veprimtari prioritare në sektorin e ndërtimit apo tekstil. Dorëzohet certifikatë nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendror i R. së Maqedonisë jo më e vjetër se 1 muaj.
  6. Personi juridik të mos jetë në procedurë falimentimi apo likuidimi gjatë dorëzimit të fletëparaqitjes. Vërtetohet me dorëzim të vërtetimeve për procedurë falimentuese dhe likuiduese, që i lëshon Regjistri qendror i R. së Maqedonisë.
  7. Personi juridik dorëzon listë të punëtorëve, që e lëshon Agjencioni për punësim i R. së Maqedonisë.
  8. Personi juridik nuk duket të jetë evidentuar si pjesëmarrës në procesin e trajnimeve për ekspertë potencial – dhënës të shërbimeve konsultative të ko-financuara, organizuar si pjesë e Projektit.

Përmbushja e kushteve vërtetohet nga personi juridik duke paraqitur një ekstrakt nga gjendja aktuale nga Regjistri Qendror. Përdoruesit potencial gjithashtu duhet të paraqesin një deklaratë model nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale për të provuar përmbushjen e kushteve të kërkuara. Vetëm personat juridik të përzgjedhur do të kenë detyrimin t’i paraqesin këto dokumente në origjinal.

Fondet e parapara për këtë prokurim sigurohen përmes Projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste” financuar nga USAID. Buxheti i prokurimit i kësaj marrëveshjeje është i fiksuar. Numri i vauçerave të miratuara varet nga buxheti i miratuar apo i parashikuar për këtë prokurim.

Afati për ekzekutimin e angazhimit është  prej  muajit prill 2018 deri në shtator 2018.

Ne ftojmë të gjithë personat juridik të interesuar të aplikojnë duke dërguar një kërkesë për interes me emrin e personit juridik, selinë e personit juridik, Numri i vetëm amë i personit juridik dhe personi i autorizuar për përfaqësim dhe Deklarata e statusit aktual nga Regjistri Qendror jo më e vjetër se 1 muaj.

Aplikimi duhet të dorëzohet ekskluzivisht me postë elektronike jo më vonë se data 23.03.2018 në ora 16:00 (ora lokale) në adresën e mëposhtme: asutoglu@epicentar.mk .Të gjitha pyetjet në lidhje me këtë procedurë duhet të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike në të njëjtën e-mail adresë.

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët do të paraqesin kërkesën për interesim Deklarata e statusit aktual nga Regjistri Qendror jo më i vjetër se 1 muaj do të pajisen me dokumentet e mëposhtme:

  1. Fletëaplikim,
  2. Çеk lista,
  3. Deklaratë për përmbushjen e kushteve të dhëna nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale,
  4. Deklarata për dënimet e shqiptuara të noterizuara,
  5. Lista e ekspertëve të çertifikuar – personave juridikë nga të cilët përfituesit potencialë zgjedhin se cilët do të jenë kontraktues të shërbimeve të bashkëfinancuara – vauqerët,
  6. Rregullorja për shumën e shpenzimeve për kryerjen e veprimtarive profesionale.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve të plota është 30.03.2018 deri në ora 16:00 (ora lokale). Aplikimet që mbërrijnë pas afatit të caktuar do të konsiderohen të vonuara dhe nuk do të merren parasysh në procedurën e mëtejshme.

Aplikimet dorëzohen në adresën e mëposhtme: Shoqata për Shërbime dhe Tregti EPI CENTAR International DOOEL Shkup, rr. Nikola Trimpare 22-2-1, Shkup.

Related posts

SPOZORI GJENERAL