AKADEMIKA
AKADEMIKA
Konferencë: “Sfidat aktuale të komunitetit të biznesit në fushën e legjislacionit”

Konferencë: “Sfidat aktuale të komunitetit të biznesit në fushën e legjislacionit”

SPOZORI GJENERAL

07 Qershor 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me  EPI Centar, Odën e teknologjisë informative MASIT dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë sot organizuan konferencën me temën “Sfidat aktuale të komunitetit të biznesit në fushën e legjislacionit” në kuadër të projektit të USAID “Partneritet për regullativë më të mirë biznesore”.

Mysafirët i përshëndeti z. Lubomir Dimovski, drejtor i EPI CENTAR Internacional, i cili dha një pasqyrë të shkurtër të rezultateve nga aktivitetet me kompanitë e vogla dhe të mesme të arritura gjatë implementimit të projektit. Gjithashtu, u drejtua edhe Ambasadori i SHBA-së z. Jess Baily, i cili  përshëndeti organizatorët dhe i uroi për suksese tjera edhe në të ardhmen.

Gjatë kësaj konference  u diskutua për tre fusha nga regullativa ligjore:

  1. Të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga ligji për Mjedis jetësor dhe urbanizëm;
  2. Të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Politikat tatimore dhe doganore, dhe
  3. Të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe kontratat kolektive.

Sesionet informative të mbajtura gjatë muajit të kaluar kishin për qëllim që të informohen kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe të ju jepen drejtime për implementim më të lehtë të rregullativës ligjore përmes identifikimit të problemeve dhe ndryshimet që rrjedhin nga rregullativat përkatëse, si dhe përforcimin e dialogut publiko-privat në drejtim të sjelljes së rregullativës më të mirë biznesore. Sektorët prioritarë në këtë projekt katërvjeqar janë: bujqësia, tekstili, ndërtimtaria IKT-teknologjitë, dhe turizmi.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse kishin mundësinë të debatojnë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre me institucionet kompetente që ishin prezente në këtë konferencë.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA