AKADEMIKA
AKADEMIKA
Konferencë: Mundësitë dhe sfidat në reciklimin e tekstilit

Konferencë: Mundësitë dhe sfidat në reciklimin e tekstilit

SPOZORI GJENERAL

29 Qershor 2017 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me EPI Centar, Odën e teknologjisë informative MASIT dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë në kuadër të projektit të USAID “Partneritet për regullativë më të mirë biznesore sot organizuan konferencën një ditore TexRec – Mundësitë dhe sfidat në reciklimin e tekstilit.

Dje në qytetin e Shtipit, kurse sot në Shkup, kompanitë pjesëmarrëse patën rastin që më nga afër të njihen  me analizat sa u përket sasisë së mbeturinave të tekstilit në Maqedoni dhe procesin aktual të asgjësimit të tyre në raport me regulloret e importit të përkohshëm, ku përveç tjerash u diskutuan edhe aspektet teknike të recilkimit të mbeturinave të tekstilit si një mundësi për  prodhimin e një produkti të ri dhe pasojat e këtyre mbeturinave për industrinë.

Gjithashtu, duke përcjellur përvojat më të mira nga vendet tjera, u prezantuan praktikat evropiane të trajtimit doganor të mbeturinave nga importet e përkohshme dhe origjina e produkteve të recikluara, e gjithë kjo në krahasim me sasinë e mbeturinave të tekstilit në Maqedoni dhe ndikimi i tyre në mjedisin jetësor.

Prezent në këtë konferencë ishin edhe përfaqsues nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë, David Reside – Drejtor i Misionit të USAID në Maqedoni
Wouter Plomp – Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Gjergji Gjika nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bob Smit nga Oda Ekonomike e Holandës e tjerë.

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA