Konferencë: Menaxhimi me financat publike dhe rritjen ekonomike

Konferencë: Menaxhimi me financat publike dhe rritjen ekonomike

02 Prill 2018 – Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha sot morri pjesë në shënimin e ditës së miratimit të Buxhetit të parë të Republikës së Maqedonisë, më 02 prill 1992. Me këtë rast Ministria e financave organizoi Konferencën e Parë Vjetore me temë “Menaxhimi me Financat Publike dhe rritjen ekonomike – komplementare apo konfliktuale” në të cilën u drejtua edhe  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Ministri i financave Dragan Tevdovski, Drejtor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore  Linda Van Gelder dhe ish Ministrat e Financave të Republikës së Maqedonisë.

Shënimi i kësaj dite përfaqëson një vazhdimësi të fortë shtetërore dhe njohje të punës së institucioneve financiare të shtetit, pavarësisht problemeve politike dhe objektive përmes të cilave Republika e Maqedonisë ka kaluar gjatë ndërtimit të institucioneve demokratike.

Në panelin e parë u diskutua rreth “Ristrukturimit të mirë të buxhetit, vendosja e rregullave, rritja e transparencës”, ku folës kryesor ishte Linda Van Gelder nga Banka Botërore, ndërsa spanelist kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski. Në panelin e dytë të diskutimit “Sfidat e politikave financiare në Maqedoni, dikur dhe sot”, panelistë ishin ish-ministrat e financave, akademiku Taki Fiti, Petar Goshev, Nikolla Popovski dhe Trajko Slavevski.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL