OEMVP morri pjesë në vendosjen e gur-themelit të fabrikës së re në Kumanovë

OEMVP morri pjesë në vendosjen e gur-themelit të fabrikës së re në Kumanovë

13 Korrik 2016 – Kompanija Benton Ni nga Kumanova anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore sot vendosi gur-themelin e fabrikës së re prodhuese me të cilën dyfish do të rritet kapaciteti i saj. Pronari Nazmi Ejupi tregoi sfidat të cilat e kanë ndjekur gjatë procesit të punës dhe shprehet se është tejet i kënaqur me këtë investim dhe se tani me zgjerimin e kapaciteteve pritet që numri i linjave prodhuese do të dyfishohet me ç’rast do të rritet prodhimtaria dhe do të angazhojë edhe numër më të madh të të punësuarve nga ky rajon.

Ngritja dhe zgjerimi i kësaj fabrike e cila ofron ambiente dhe kushte moderne pune, është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar se investime në kohë krize mund të bëhen edhe në zonat më pak të zhvilluara ekonomike, siç është pjesa e Kumanovës.

Në rrethana të vështira ekonomike është biznesi ai që ofron avantazhe konkurruese, të cilat qeveria e Republikës së Maqedonisë synon t’i forcojë me masat mbështetëse për investitorët e huaj, a duhej të ishte e kundërta, që përkrahje dhe masa lehtësuese t’ju jepen edhe investitorëve vendas.

image-0-02-01-7ca93302a394647708d160345b30f05ff429540762c1e6b45fb4ffdbe4e20a0c-V image-0-02-01-76bf6e77d3af1afc35a923149eb7848a10801152e2d0299a676fe669e2ac09c4-V image-0-02-01-c81704661cd2c135fd2ed23f7f95775f8b6e4b288d4512dd5b024a3bb0e44c24-V

Related posts

SPOZORI GJENERAL