Klasifikimi dhe standardizimi i ligjeve për turizëm dhe hoteleri

15 Maj 2018 – Projekti i i USAID-it për Partneritet për rregullativë më të mirë afariste ka mbajtur një sesion informativ mbi temën “Nevoja për të ndryshuar programin e zhvillimit në fushën e klasifikimit dhe standardizimit në turizëm dhe hoteleri”. Prezantimi kishte për qëllim të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që hasin vështirësi në zbatimin e ligjit, si dhe informimin e kompanive për zbatimin më të lehtë të këtyre rregulloreve nëpërmjet forcimit të dialogut publiko-privat.

Përmes prezantimeve të ndryshme, pjesëmarrësit në sesionin informativ kishin mundësi të diskutojnë mbi çështjet aktuale, duke propozuar zgjedhjet më të përshtatshme për zhvillimin e ardhshëm të turizmit dhe hotelerisë, inicimin e zgjidhjeve konkrete për të finalizuar ndryshimet e propozuara ligjore dhe plotësimin e akteve të caktuara legjislative të cilat do të rregullonin në detaje zbatimin e legjislacionit, duke arritur kështu një zhvillim afatgjatë dhe më të madh të turizmit dhe hotelerisë. U hapën gjithashtu tema dhe çështje të reja që do të zhvillohen më tej nga partnerët në projektin e USAID-it për për rregullativë më të mirë afariste në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë e kompanive dhe njëkohësisht të kontribuojë në përmirësimin e legjislacionit të propozuar.

Në periudhën e ardhshme, projekti do të vazhdojë të punojë në zgjidhjet konstruktive për rregullativë më të mirë ligjore të kompanive dhe mekanizmat mbështetës për dialogun publiko-privat ndërmjet të gjithë aktorëve kryesorë. Të gjitha aktivitetet e projektit kryhen nga EPI CENTAR International në bashkëpunim me katër partnerët kryesorë: Oda Ekonomike e Maqedonisë; Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT, Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë. Përmes pjesëmarrjes aktive në zbatimin e projektit, odat gjithashtu do të forcojnë kapacitetet e tyre për të përfaqësuar më mirë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.