Karvani Financiar i OEMVP-së

10.10.2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore e vetëdijshme për qasjen e vështirë në financa, e cila paraqet pengesë serioze për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe rrjedhimisht faktor i cili ngadalëson rritjen dhe zhvillimin ekonomik të shtetit, këtë vit për të parën herë organizon Karvanin financiar 2017.

Karvani financiar do të organizohet në disa qytete duke filluar nga takimi i sotshëm i cili u realizua në hapësirat e Odës ku morrën pjesë biznes anëtarët nga rajoni i Shkupit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i mundësive për kreditimin e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme (NVM) si dhe prezantimi i shërbimeve që ofrojnë sponsorët dhe bashkëpunëtorët e Odës, siç janë kompania për sigurim Eurosig, Faktoring Trust dhe Banka për mbështetje dhe Zhvillim si dhe  informim për shfrytëzim të fondeve tjera alternative me qëllim që nëpërmjet këtyre aktiviteteve të mbështesim zhvillimin dhe rritjen e kompanive anëtare të Odës si dhe njëherit edhe rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë.

Anëtarët e Odës gjatë diskutimit theksuan që pushteti duhet të merrë përgjegjësi më të madhe nëse dëshiron zhvillim ekonomik duke mundësuar kushte më të volitshme si dhe lehtësimin e procedurave ligjore dhe administrative gjatë marrjes së kredive

.