Intervistë për televizionin Telma me Kryetarin e Kuvendit të OEMVP-së, z. Xhemail Dauti

Intervistë për televizionin Telma me Kryetarin e Kuvendit të OEMVP-së, z. Xhemail Dauti

  Duke pas parasysh gjendjen e rënduar momentale ekonomike në R. e Maqedonisë e cila është në prag të një recesioni, Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore del me një listë të masave antikrizë që shpresojmë do japin një impuls më të madh bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi në shtetin tonë, tha z. Xhemail Dauti.

   Masat antikrizë i kemi grupuar në disa kategori: masa të përgjithshme, masa për rritjen e likuiditetit, masa administrative, masa në fushën e infrastrukturës, sektori energjetik, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, si dhe aktivizimi i zonave ekonomike në Maqedoninë veriperëndimore.

  Theks i veçantë është vënë në rishikimin e modelit të kthimit të TVSH-së, ngase modeli aktual i kthimit të TVSH-së në praktik tregohet joefikas dhe si i tillë krijon probleme në funksionimin e kompanive qoftë ato që eksportojnë si dhe ato që operojnë në vend. Për shkak të mosfunksionimit, ai për momentin krijon moslikuiditet akoma më të madh tek kompanitë tona. Propozojmë kthimin me emergjencë dhe efikasitet më të lartë të TVSH-së nga ana e insitucioneve qeveritare dhe koha e kthimit të TVSH-së mos të zgjasë më shumë se 24 orë, si dhe të shqyrtohet mundësia e kthimit të TVSH-së me “kompenzim”.

   Gjithashtu, propozojmë kthim me urgjencë të borxhit shtetëror ndaj kompanive në emër të shërbimeve dhe punëve të kryera. Kjo të bëhet duke marrë përsipër nga ana e bankave komerciale borxhin e shtetit ndaj kompanive. Si shlyes të obligimeve të paraqiten bankat, kurse shteti në emër të bonove të thesarit ose ndonjë modalitet tjetër të jep garancë bankave për shlyerjen e borxhit të marë. 


Related posts

SPOZORI GJENERAL