Inciativat e fundit ndërkombëtare për lehtësimin e tregtisë

Inciativat e fundit ndërkombëtare për lehtësimin e tregtisë

22 Shkurt 2018 – Si pjesë e aktiviteteve për të mbështetur institucionet e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave për lehtësimin e tregtisë, përmes Projektit të USAID-it për rritje ekonomike rajonale (USAID Regional Economic Growth Project – REG) dhe Qendrës për Politikat Zhvillimore IDEAS DePo, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi punëtori për lehtësimin e tregtisë.

Pjesëmarrës ishin kompani, biznesi i të cilave është i lidhur ngushtë dhe varet drejtpërdrejt nga zhvillimi efikas i procedurave të importit, eksportit dhe tranzit të mallrave.

Qëllimi kryesor i punëtorisë është informimi i komunitetit të biznesit lidhur me iniciativat e fundit globale dhe rajonale që kanë për qëllim përshpejtimin dhe thjeshtësimin e procedurave për kryerjen e tregtisë ndërkufitare dhe detyrimet që lindin për ta në Republikën e Maqedonisë, si dhe njohjen e kompanive me rezultatet e studimit mbi pengesat në procedurat ndërkufitare e cila është zbatuar nga projekti i USAID REG dhe IDEAS DePo në vitin 2017.

Edhe pse marrëveshja e OBT-së mbi Lehtësimin e Tregtisë (WTO Agreement on Trade Facilitation) hyri në fuqi më 22 shkurt 2017, nuk do të ketë lehtësim tregtar derisa ryshfeti dhe korrupsioni të eliminohen. Institucionet duhet të angazhohen për të zbuluar shkaqet e këtij fenomeni dhe çrrënjosjen e plotë të tij. – tha Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Duke marrë parasysh ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në aktivitetet e importit dhe eksportit të kompanive, është shumë e rëndësishme për komunitetin e biznesit që të informohen për iniciativat e fundit ndërkombëtare që synojnë lehtësimin e tregtisë dhe planet për zbatimin e tyre në Republikën e Maqedonisë.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL