AKADEMIKA
AKADEMIKA
Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

SPOZORI GJENERAL

20 Tetor 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin Nëna Terezë, Shkup. Ky është një hap i parë drejt konkretizimit të bashkëpunimit dhe parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, duke filluar me këmbim të përvojave, organizimin e trajnimeve dhe konferencave të përbashkëta e tjera.

Të dy palët u pajtuan që do të angazhohen maksimalisht që kjo marrëveshje të mos mbetet vetëm e shkruar në letër, por edhe të jetësohet në praktikë, pasi që ekzistojnë si format ashtu edhe mundësitë e shumta për t’i funksionalizuar të njëjtat.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha tha se takimi i sotëm është i veçantë dhe se ky memorandum dëshmon përkushtimin tonë në promovimin e sipërmarrësisë me fokus të veçantë tek të rinjtë duke ju dhënë mundësi dhe mbështetje për të inkurajuar punësimin e tyre dhe pavarësinë financiare përmes stimulimit të zhvillimit të ideve inovative.

“Arsimi dhe aftësimi profesional me kërkesat e tregut të punës, luan një rol qendror për rritjen ekonomike të Republikës së Maqedonisë. Shumë e rëndësishme është se çfarë arsimimi u jepet të rinjve, sepse kjo do të pasqyrohet në ekonominë tonë dhe duhet kujtuar se demokracia dhe ekonomia nuk trashëgohen, por ato mësohen dhe adaptohen nga gjeneratë në gjeneratë. “- tha rektori i Universitetit Nënë Tereza, prof.dr.Azis Pollozhani.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje u konfirmua vullneti për bashkëpunim i të dy institucioneve, i cili do të thellon bazat për bashkëpunim në projekte të ndryshme, bashkëpunim në organizimin e konferencave të ndryshme, panaire, forume, seminare, të ndihmojnë njëra-tjetrën në fushën e hulumtimit mbi tregun dhe investimet duke ofruar lehtësime dhe kontakte biznesi, si dhe çdo lloj aktiviteti tjetër të interesit të përbashkët.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA