Hapja solemne e objektit të ri të Eftinija Impex në Shkup

Hapja solemne e objektit të ri të Eftinija Impex në Shkup

16 Prill 2018 – Me një ceremoni solemne në Shkup të shtunën është hapur objekti i ri i kompanisë Eftinija Impex. Në këtë ceremoni  ishin prezent kryetarë komunash, biznesmen, familjarë, miq  dhe shumë pjesëmarrës  të tjerë.

Eftinija Impex filloi veprimtarinë e saj në vitin 1990 në Shkup – Seravë, me vetëm dy punonjës, kurse sot numëron rreth 60 punonjës. E gjitha filloi si një dyqan me pakicë që shiste vetëm disa vegla ndërtimi, por bazuar në suksesin e vazhdueshëm dhe rezultatet pozitive për çdo vit, kompania zgjeroi linjën e produkteve të saj duke përfshirë enë gatimi dhe linja mobiljesh kryesisht nga Gjermania, Turqia, Kina dhe Greqia.

“Një investim i ri si ky sot në këtë kohë krize, i cili do të sigurojë vende të reja të punës, një kontribut në favor të komunitetit, një biznes që kalon në shkallë tjetër të ciklit të zhvillimit, të gjitha këto janë shumë më shumë se arritje për një ditë, këto janë arritje për të cilat Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore krenohet dhe njëherit ua ofron mbështetjen që nga dita e sotme.” – tha Nebi Hoxha, kryetari i OEMVP-së në fjalimin e tij gjatë hapjes solemne.

Në një objekt të ri dhe me një gamë të gjerë të zgjedhjeve kompania Eftinija Impex është duke e treguar në vazhdimësi përkushtimin e saj në cilësinë e zgjedhjeve të shumta që ofron, e aq më tepër edhe përkushtimin e tyre ndaj konsumatorëve.  Jo vetëm në zgjedhjet që u ofron, por poashtu edhe në kontributin që jep në zhvillimin ekonomik, duke ndikuar kështu në hapjen e vendeve të reja të punës dhe kujdesin e treguar për zhvillimin e shoqërisë në vazhdimësi në qytetin e Shkupit.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL