Hapja solemne e Aqua Spark në Dibër

Hapja solemne e Aqua Spark në Dibër

25 Qershor 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore të premten më datë 22 Qershor 2018 morri pjesë në hapjen solemne të Aqua Spark në Dibër.

Ky është investim në një sipërfaqe prej më shumë se 6000 m2 me pishina me ujëra termo-minerale, të cilat janë të rradhitura në vendin e parë në Evropë për vetitë kuruese, a njëherit ju garantojnë edhe argëtim pa limit, në pishinat me atraksionet interesante dhe inovative.
I dizajnuar nga arkitektë profesional, duke përmbushur standardet më të larta, Aqua Spark ofron jo vetëm pishina, por edhe një qendër moderne për SPA dhe Wellness. Duke pasur një ujë cilësor llixhash, shërimi dhe parandalimi i sëmundjeve tek të gjithë moshat, tani bëhet më zbavitës se kurrë më parë.

Në hapjen solemne morrën pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, dhe figura të shumta nga jeta publike dhe politike në vend, si dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Related posts

SPOZORI GJENERAL