Hapet panairi i Ndërtimtarisë 2016

Hapet panairi i Ndërtimtarisë 2016

Prej nesër e deri më datë 05 Mars 2016 do të organizohet Panairi i 13-të ndërkombëtar për ndërtimtari dhe materiale ndërtimore.  Në suaza të Panairit të Shkupit për të gjashtën herë do të mbahet edhe Panairi për patundshmëri dhe investime RealExpo.

Në panair do të ofrohen dhe shiten prodhime dhe shërbime për punë, mirëmbajtje, modernizim, rinovim dhe pajisjen e objekteve. Pritet që panairi ta tërheqë vëmendjen e ekspertëve nga fusha e industrisë ndërtimore të cilët do të diskutojnë dhe lidhin kontrata në të cilat do t’i përfshijnë edhe trendet e reja në ndërtimtari. Edicioni i sivjetshëm i panaireve për ndërtimtari pritet të tejkalojë 15 mijë vizitorë.

Vizitorëve do t’u ofrohen mbi 3 mijë banesa, ndërsa në RealExpo do të marrin pjesë një numër i madh i kompanive ndërtimore, të cilat do të ofrojnë banesa me ulje çmimi deri në disa mijëra Euro të cilat do të jenë të vlefshme vetëm për ditët e panairit.

Në këtë panair do të marrin pjesë edhe kompani anëtare të OEMVP-së që merren me ndërtimtari si Trim&Lum, R-Metalika e tjera.

1659952f5955a909c53bbc371fff2c71

Related posts

SPOZORI GJENERAL