Grupacioni i Grave Afariste

Grupacioni i Grave Afariste

Në kuadër të Odës Ekonomike së Maqedonisë Veri-Perëndimore  funksionon dhe Grupacioni i Grave Afariste. Ky grupacion u formua në maj të vitit 2014. Qëllimi kryesor është bashkëpunimi mes gjinisë më të butë në sferat e biznesit. OEMVP e ka pikësynim që çdoherë të gjejë mënyra më të reja dhe efikase që do të ndihmojnë në bashkëpunim, avancim, promovim, në përfshierje të gruas në biznes, krijimin e rrjetit më të gjerë në këtë sferë. Poashtu jep edhe përkrahje  dhe këshilla në këtë grupacion, të cilat ndihmojnë në tejkalimin e krizave dhe barierave që mund të ekzistojnë në fushën e bizneseve. GGA e ka qëllim që çdoherë të jetë e hapur dhe atraktive për anëtare të reja me të cilat do të mund të krijohet një frymë e re e biznesit në fushën afariste.

Me anë të aktivitevete të ndryshme në kuadër të saj, OEMVP bën mbrojtjen e interesave të cilat ndihmojnë në shtytje të suksesit në biznes brenda dhe jashtë vendit. Një nga qëllimet tjera kryesore që duhen të arrihen është edhe ajo që ky grupacion të ketë lehtësim më të madh deri tek arritja e informatava kyçe, të cilat janë kryesore për udhëheqjen e biznesit të cilat që do të shpiejnë deri në rezultate më të mira afariste. OEMVP-ja çdoherë do të jep përkrahje të pahezitueshme për gratë afariste.

Për të gjithë të interesuarit që duan të anëtarësohen në OEMVP, njëkohësisht bëhen edhe anëtarë të GGA. Për çdo informatë shtesë jemi në dispozicion për Ju.

 

Desku i shërbimeve më anëtarësinë

Tel: +389 2 3239 252

E-mail: info@oemvp.org

Related posts

SPOZORI GJENERAL