Grupacioni i Grave Afariste – Shkëmbim përvojash me kompanitë e Kosovës nga sektori i dizajnit

Grupacioni i Grave Afariste – Shkëmbim përvojash me kompanitë e Kosovës nga sektori i dizajnit

30 Mars 2017 – Në vazhdën e aktiviteteve për promovimin e sipërmarrësisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Empower Kosovo dhe Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) sot organizuan B2B takime me kompanitë nga sektori i dizajnit në Qendrën për Zhvillim të Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Takimi u hap nga koordinatorja e Grupacionit të Grave Afariste (GGA) pranë OEMVP-së znj. Edita Mersimi e cila ju uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe tregoi objektivat e GGA-së dhe OEMVP-së në përgjithësi.

Në takim morën pjesë kompani nga Kosova dhe Maqedonia, të cilat shpalosën ofertat e shërbimeve dhe produkteve të tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Kjo ishte një mundësi e mirë qe kompanitë të promovojnë shërbimet dhe produktet e tyre me kompanitë e fokusuara në fushën e dizajnimit dhe tekstilit.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në strategjinë e saj parashikon promovimin e sipërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë të ndërmarrjeve dhe rajonalizimin apo internacionalizimin e bizneseve me theks të posaçëm mbi bizneset e udhëhequra nga gratë, ndaj përmes këtij aktiviteti promovon rrjetëzimin midis bizneseve vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e veshmbathjeve duke synuar të lehtësojë këmbimin e njohurive profesionale dhe të përvojës.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL