Gratë dhe sipërmarrja – program për nxitjen e potencialit të grave në biznes

Gratë dhe sipërmarrja – program për nxitjen e potencialit të grave në biznes

23 Shkurt 2018 – Nënkryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Merita Ramadani Alimi, është e vetmja grua nga biznesi i Maqedonisë që do të merr pjesë në programin “Gratë dhe sipërmarrja” nga 26 shkurt deri më 16 mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky program udhëheqës shumë-rajonal i organizuar nga Departamenti Shtetërorë Amerikan synon të nxisë shfrytëzimin e potencialit të papërdorur të grave në biznes, i cili është një faktor shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e çdo vendi. Përmes këtij projekti dhe vizitave në disa vende në Shtetet e Bashkuara, do të ilustrohet ndikimi i bizneseve në pronësi të grave në ekonominë amerikane dhe do të hulumtohet mundësia e pjesëmarrjes më të madhe të grave në ekonominë globale.

Pjesëmarrëset nga shumë vende të botës do të kenë mundësi për të vizituar kompanitë private, inkubatorët e biznesit, institucionet financiare, shkollat ​​dhe programet e mentorimit. Ata do të diskutojnë faktorët socialë, ekonomikë dhe politik që ndikojnë dhe inkurajojnë gratë pronare të kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Qëllimi i projektit është të hulumtojë shembuj të sipërmarrjes në SHBA, veçanërisht gratë sipërmarrëse, të shqyrtohet roli i organizatave joqeveritare dhe lokale në mbështetjen e zhvillimit të bizneseve në pronësi të grave, për të shqyrtuar faktorët ekonomikë, shoqërorë dhe politik që ndikojnë në zhvillimin e kompanive private në SHBA dhe për të analizuar strategjitë e krijimit të vendeve të punës, modelet e ndryshme të biznesit, mekanizmat mbështetës dhe barrierat shoqërore për sipërmarrësit, veçanërisht gratë.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL