AKADEMIKA
AKADEMIKA
GGA: praktikat më të mira të të bërit biznes nga sipërmarrëse me përvojë

GGA: praktikat më të mira të të bërit biznes nga sipërmarrëse me përvojë

SPOZORI GJENERAL

19 Tetor 2017 – Grupacioni i Grave Afariste (GGA) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas rurale vizituan bizneset e Kumanovës të udhëhequra nga gratë. Gratë e këtij rajoni janë të lëna pas dore, sidomos ata që vijnë nga rajonet rurale. Prandaj këtë vit, OEMVP e pa të arsyeshme që me rastin e kësaj dite të vizitojë nga afër këto gra dhe bashkë të diskutojnë mundësitë për ngritjen e kapaciteteve të tyre.

GGA vizitoi qendrën edukative Da Vinçi,  salonin “Elda” dhe Dekor M, ndërkohë që të gjitha këto biznese janë të udhëhequra nga gratë të cilat kanë nevojë për përkrahje që të përparojnë me tej bizneset e tyre. U vizituan edhe gratë që punonin në kushte shtëpiake dhe kishin rastin që të shkëmbejnë përvojat dhe të marrin këshilla të dobishme në aspektin e menaxhimit dhe praktikat më të mira të të bërit biznes nga sipërmarrëse me përvojë, siç janë Merita Ramadani Alimi pronare e kompanisë Agrokorporacija nga Shkupi dhe Qanije Selimi, pronare e qendres edukative REA nga Tetova.

Ato panë nga afër se si janë të organizuara këto biznese të suksesshme, se si operojnë dhe poashtu u njoftuan me sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen.

Organizimi i kësaj vizite në terren, më pas edhe tek kompania Benton Ni, ofroi një pasqyrë mbi hapat praktike të të bërit biznes dhe ishte një aktivitet plotësues që ka kontribuar më tej në përforcimin e kapaciteteve të GGA dhe në të njëjtën kohë ishte një vlerë e shtuar në suksesin e këtij grupacioni.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA