GGA në tribunën e organizuar nga Shoqata e grave menaxhere Elit

GGA në tribunën e organizuar nga Shoqata e grave menaxhere Elit

13254048_1620112618309840_491499795266673020_n17 Maj 2016 – Grupacioni i Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri –Perëndimore morri pjesë në tribunë lidhur me Komunikimin zyrtar të cilën e organizoi Shoqata e grave menaxhere Elit në hapësirat e Univerzitetit për turizëm dhe menaxhment, Shkup.

Në tribunë fjalim mbajti zonja Lenka Ugrinovka, kryetare e Elit dhe në tema siç janë: Teknikat efektive për komunikimin zyrtar  verbal dhe vizual; Dallimet në komunikimin zyrtar te burrat dhe gratë; Populli është biznesi, njerëzit janë biznes, prezantuan Doc.dr.Valentina Mucunska nga Univerziteti për turizëm dhe menaxhment, Jasmina Ilievska, menaxher në D2EM konsalting për biznes dhe menaxhment dhe Marina Ançevska, themeluese e Qendrës për Biznes dhe Psikologji, trajner për zhvillim personal me teknikat NLP.

Kryetarja e Elit në bisedë me anëtarët e GGA, shprehi interes të madh për bashkëpunim me Grupacionin në të ardhmen.

Related posts

SPOZORI GJENERAL