Gazeta Koha – Vetëm 12 % gra menaxhere

Gazeta Koha – Vetëm 12 % gra menaxhere

meritaVetëm 12 % gra menaxhere

(Koha – e perditshme informative )

25 prill 2016 – Të jesh afariste e suksesshme në Maqedoni është e vështirë, por jo edhe e pamundur. Statistika zyrtare tregojnë se rreth 12 për qind e grave gjenden në pozita menaxheriale, ndërsa nga numri i përgjithshëm i grave të punësuara, 32 për qind janë në sipëmarrësi, por ato janë kryesisht biznese familjare dhe pak ka gra me bizneset e tyre vetanake. Kjo udhëzon se sipërmarrja e grave në  Maqedoni po shënon hapa pozitive, por jo edhe të kënaqshme në bazë  të potencialit të femrave për afarizëm.

Nga Grupacioni i grave afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perëndimore (OEMVP) thonë se femrat,  shumë më lehtë së bashku dhe në mënyrë të organizuar mund të eliminojnë pengesat në rrugën drejt suksesit.

“Të gjitha femrat dhe gratë shqiptare, por edhe të gjithë të tjerat që kanë një  ide për biznes, vetëm nevojitet të gjejnë kurajo në brendinëe tyre që të fillojnë me biznes. Gratë afariste që ju nevojitet përkrahje për fillimin e biznesit, por edhe zgjerimin e tij, mund të drejtohen lirisht në Grupacionin e Grave Sipërmarrëse pranë OEMVP si adresë  e parë ku do të marrin ndihmë jo vetëm për të arritur më lehtë deri te fondet e ndryshme apo kreditë, por edhe në organizimin e fillimit të biznesit, gjetjen e fuqisë punëtore të nevojshme si dhe mënyra të tjera që do t’u ndihmojnë më lehtë të hapërojnë  në botën e biznesit”, thotë nënkryetarja e Grupacionit të grave afariste pranë OEMVP, Merita Ramadani-Alimi.

Related posts

SPOZORI GJENERAL