Froum ekonomik: Ekonomia e Maqedonisë në mes vizionit dhe dilemës

Froum ekonomik: Ekonomia e Maqedonisë në mes vizionit dhe dilemës

28 Mars 2018 – Sot në Shkup u organizua forumi ekonomik me temë Ekonomia e Maqedonisë në mes vizionit dhe dilemës – sfidat e politikave ekonomike.

Qëllimi i këtij forumi është nxitja e debatit ekonomik për sdifat kryesore të politikave ekonomike në vend.  Gjatë forumit diskutimi u zhvillua në dy panele, paneli për prioritetet ekonomike strategjike dhe paneli për sfidat dhe mundësitë e biznes sektorit. Përmes diskutimit formal u dhënë përgjigje çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me produktivitetin dhe konkurrueshmërisë së kompanive, si të lidhen kompanitë vendore me kompanitë e jashtme, sfidat dhe mundësitë e biznes sektorit, si dhe roli i sektorit bankar në përkrahjen dhe zhvillimin e biznes sektorit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në këtë forum shpalosi qëndrimin e Odës rreth politikave ekonomike të qeverisë duke përkrahur të gjitha iniciativat për politika zhvillimore të vendit e sidomos masat për përkrahjen e bizneseve, me theks të veçantë në zhvillimin e barabartë rajonal.

“Ne duam të përfshihemi në diskutimin publik mbi politikat ekonomike të qeverisë, të stimulojmë debat mbi këto masa që sjell qeveria dhe vlerësojmë se është shumë e rëndësishme. Ne jemi korrektor të politikave makroekonomike dhe ne ngelemi të përkushtuar të ndihmojmë shtetin në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit” – tha kryetari Hoxha.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe Zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, Ministri i financave Dragan Tevdoski, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues tjerë nga sektori i biznesit.

 

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL