Forum me temë: “Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne”

Në drejtim të përmirësimit dhe implementimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti i USAID-it „Partneritet për rregullativë më të mirë afariste“, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sëbashku me katër partnerët kryesorë: Odën ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e odave ekonomike dhe Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT), dhe EPI Centar Internacional, organizoi forum me temë: Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne.

U diskutuan tendencat për marrëdhëniet e punës që japin motiv për punëtorët që të qëndrojnë në shtet, rregullimin ligjor dhe mënyrën se si ne qëndrojmë, cilat janë obligimet tona për t’u anëtarësuar me BE? Cilat janë rregullat ligjore të BE-së që do të pasqyrohen në legjislacionin tonë?

Poashtu, u prezantuar edhe analizë krahasuese me vendet e zhvilluara fqinje në lidhje me çështjet e mbajtjes së fuqisë punëtore në vend dhe cilat masa duhen të ndërmerren në këtë drejtim.