Diversiteti është trend – promovim i multikulturalizmit vendor

Diversiteti është trend – promovim i multikulturalizmit vendor

Ideja kryesore është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe zhvillimi i demokracisë multikultural.

Projekti do të implementohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore në partneritet me Asociacioni për Inicijativa Demokratike – ADI dhe Asociacioni Multietnik “Florence Nightingale”.

Në projekt përfshihen rajonet e  këtyre komunave: Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Strugës, Jegunovcës, Bërvenicës, Vrapçishtës dhe Mavrovës dhe Rostushës.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është vlerësimi i progresit të implementimit të strategjisë dhe politikave specifike në lidhje me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhëniet ndëretnike; Përpilimi dhe adaptimi i strategjive për dialog ndëretnik; Përkrahja e implementimit të veprimeve vendore të shoqatave civile me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Rezultatet e pritura nga implementimi i këtij projekti janë:

  1. Vlerësimi i situatës të integrimit të bashkësive etnike dhe marrëdhënieve ndëretnike në nivel vendor;
  2. Përgaditja dhe adoptimi i strategjive për dialog multikulturor dhe kornizës për planifikim multikulturor;
  3. Veprime vendore  të zbatuara  me qëllim për të nxitur respektin dhe mirëkuptimin ndër-kulturor.

 Grupet qëllimore të projektit janë: shoqëritë civile, Këshillat Komunal dhe Komisionet për Marrëdhënie Ndëretnike, sektori i biznesit, qendrat për edukim, mediat, udhëheqësit fetarë dhe aktorë të tjerë kyç nga rajoni i Tetovës, Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Strugës, Jegunovcës, Brvenicës, Vrapçishtës dhe Mavrovo dhe Rostushës.  

Aktivitet që janë të planifikuara të ndërmirren me projektin “Diversiteti është trend – promovim i multikulturalizmit vendor” janë :

  • Formimi i ekipit për hulumtim;
  • Adaptim i metodologjisë për vlerësim;
  • Përgatitja e draft raporteve mbi progresin e implementimit të strategjive dhe politikat lokale në lidhje me integrimin e bashkësive etnike dhe marrëdhëniet e bashkësive ndër-etnike;
  • Organizimi i debatave publike me më së paku 225 pjesëmarrës;
  • Publikimi i Raportit nga analiza e bërë, në gjuhën maqedone dhe shqipe, si dhe rezyme në gjuhën turke, rome dhe angleze;
  • Themelimi i grupeve vendore me nga 5 deri më 7 anëtarë;
  • Organizimi i takimeve  me grupet vendore;
  • Përgaditja e dokumentit me diskutimet nga takimet me grupet vendore;
  • Organizimi i trajnimeve me më së paku 60 pjesëmarrës për përpilimin e dokumenteve vendore për kuptim të  dialogut multikulturor;
  • Organizimi i punëtorive për përpilimin e dokumenteve vendore për kuptim të  dialogut multikulturor;
  • Përgaditja i tre draft verzioneve të strategjive lokale dhe plani i veprimit për kuptimin e dialogut ndëretnik;
  • Zbatim i konsultimeve me palët e interesuara në përpilimin e Kornizës për Planifikim Multikulturor;
  • Publikimi i broshurës Korniza për Planifikim Multikulturor në gjuhën maqedone, shqipe, turke dhe rome;
  • Promovimi i Kornizës për Planifikim Multikulturor;
  • Thirrje publike për sub-grante për shoqërite civile/vendore;
  • Selektimi i propozimeve për projekte;
  • Implementim i disa veprimeve vendore me qëllim rritjen e respektit ndër-etnik dhe mirëkuptimit interkulturor në partneritet me Komisionet për Marrëdhënie Ndëretnike;
  • Organizimi i trajnimeve për sub – grante për avokimin dhe rrjetëzimin;
  • Fushata për ngritjen e vetëdijes publike.

Kohëzgjatja e projektit është 30 muaj.

Related posts

SPOZORI GJENERAL