Dita botërore e sipërmarrësisë së gruas

Dita botërore e sipërmarrësisë së gruas

Dita botërore e sipërmarrësisë së gruas u themelua me iniciativë të znj. Uendi Dajmond, vullnetare në Fondacionin ADELANTE, fondacion i cili ofronte mikro kredi për gratë me të ardhura të pakta në Honduras.  Pas kthimit të saj në SHBA ajo vendosi të zhvillonte diçka për të ndihmuar këta gra dhe të krijojë një rrjet i cili do të bashkonte gjithë gratë sipërmarrëse anembanë botës. Më 19 Nëntor vitin e kaluar u shënua për herë të parë kjo ditë dhe u vëzhgua nga gjithsej 144 vende të botës.

Kjo ditë u përshkrua nga Magazini ”Fortune” si një lëvizje globale për të festuar dhe për të mbështetur gratë themeluese të biznesit dhe për të reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen gjatë rrugëtimit të tyre. Qëllimi  është edhe të mobilizohet një rrjet global i grave sipërmarrëse dhe krijuese të ndryshimit, që e mbështesin dhe do të fuqizojë këtë komunitet të grave sipërmarrëse anembanë.

Me moton ”të festojmë, mbështesim dhe fuqizojmë sipërmarrësinë e gruas”, edhe në Maqedoni, gratë sipërmarrëse do të shënojnë këtë ditë nën udhëheqje të znj. Valentina Disoska, e përzgjedhur si ambasadore e sipërmarrësisë së gruas për këtë vit. Ky event organizohet nga Grupacioni i Grave Afariste pranë OEMVP-së, Shoqatës të grave në biznes, Grupacionit të grave afariste pranë Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Shoqatës të grave në biznes – ELITE.

Related posts

SPOZORI GJENERAL