Dauti Komerc zgjeron veprimtarinë në Mal të Zi

Dauti Komerc zgjeron veprimtarinë në Mal të Zi

13 Maj 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore morri pjesë në hapjen solemne të objektit të ri të kompanisë Dauti Komerc në Tuz (Podgoricë, Mal i Zi), një investim prej 3.5 milion euro për të zgjeruar rrjetin e tregtisë dhe për të hapur vende të reja pune në këtë rajon.

Në fjalimin e tij kryetari Nebi Hoxha uroi kompaninë Dauti Komerc për arritjet e deritanishme për të cilat Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore krenohet.

Kompania „Dauti Komerc“ në 26 vitet e kaluara, falë angazhimit të pandërprerë dhe qasjes profesionale është shndërruar jo vetëm në një nga kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni, por radhitet edhe ndër bizneset më të dalluara në përgjithësi në shtetet që shtrin aktivitetin e saj.

Kjo kompani arrin të sigurojë një pozitë dominuese me produktet dhe markat që përfaqëson në tregjet ku është e pranishme. Njihet me vendosjen e suksesshme të disa markave të vendit dhe ndërkombëtare si “Bekutan”, “Alkaloid”, “Divela”, “Megle” e tjera.

 

 

 

Related posts