OEMVP në forumin e biznesit në Maltë

OEMVP në forumin e biznesit në Maltë

22 Maj 2018 – Biznes delegacioni i OEMVP-së në krye me kryetarin Nebi Hoxha po zhvillon një vizitë në Maltë, në kuadër të “Forumit të Biznesit Maltë –Shqipëri”, të shoqëruar nga kryetari i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Në ditën e parë të Forumit, që u çel me fjalimin e mirëseardhjes nga Presidentja e Maltës, SH.S.Znj Coleira – Preca, kryetari Hoxha në fjalimin e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat mes dy vendeve si dhe vuri theksin tek nevoja për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe investimet e ndërsjellta.

Pjesa e parë e këtij Forumi u fokusua në konstatimin e marrdhënieve diplomatike të shkëlqyera ndërmjet vendeve dhe mundësive për thellim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjatë pjesës së dytë të këtij forumi, u detajua në terma konkret bashkëpunimi, u prezantuan tiparet identifikuese të tregjeve respektive, potenciali që përbën secili treg, urat lidhëse mes vendeve në terma të marrëdhënies ekonomike dhe qasja e politikave të të dy vendeve në kuadër të bashkëpunimeve të mëtejshme.

Në mbyllje të Forumit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes odave ekonomike si dhe u zhvillua një seancë takimesh “B2B” mes bizneseve tona dhe atyre malteze për inicimin e projekteve konkrete në fushën e investimeve.

Related posts

SPOZORI GJENERAL