Barrierat ekzistuese në punën e kompanive eksportuese

Barrierat ekzistuese në punën e kompanive eksportuese

13 Dhjetor 2017 – Pas forumit dje në Kavadarci, sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në Shkup organizoi forumin me temën  “Përmes internacionalizimit të ndërmarrësisë deri tek rritja më e madhe ekonomike“, i cili realizohet në kuadër të projektit të USAID-it për Partneritet për rregullativë më të mirë biznesore, bashkë me Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Epi Centar Internacional.

Qëllimi i forumit është që të adresojë sfidat momentale dhe barrierat ekzistuese në procesin e internacionalizimit me të cilat ballafaqohen kompanitë eksportuese në Maqedoni. Ky forum mundësoi gjithashtu edhe një diskutim interaktiv gjatë të cilit u shkëmbyen përvojat me ç’rast u shqyrtuan mundësitë për rritjen e kapaciteteve eksportuese të kompanive vendore.

Projekti synon të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore dhe gjithashtu për të ndihmuar organizatat e biznesit për të krijuar një dialog konstruktiv me institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të rregullores.

Related posts

SPOZORI GJENERAL