ARTI I FINANCES: CREATE HUB MBËSHTETJE PËR TË RINJ DHE GRA

ARTI I FINANCES: CREATE HUB MBËSHTETJE PËR TË RINJ DHE GRA

unnamed

Create Hub përkrahje e bizneseve të OEMVP-së

Në komunitetin e biznesit u krijua  Creat HUB në kuadër të OEMVP në bashkëpunim me projektin zviceraan IME. Qëllimi kryesor i Crieate HUB është t’ju jep mundësi dhe mbështetje të rinjve, grave sipërmarrëse dhe grave nga rajonet më pak të zhvilluara të Maqedonisë për të inkurajuar punësimin e tyre dhe pavarësinë financiare. Për këto dhe çëshjte të tjera u bisedua në emisionin Arti i Financës.

Drilon Iseini nga OEMVP-ja theksoi se oda një kohë të gjatë ka analizuar marrëdhëniet në mes të kërkesës dhe ofertës në treg kështu që më në fund është aritë një përfundim se ekziston një mungesë e ofertës në fushën e industrive kreative. Ajo që do e bëj të dallohet nga Hub-et tjera në vend është mbështetja në aspektin e të bërit biznes në rrethanat e tregut dhe rrjetëzimin me bizneset tjera.

Qëllimi kryesor i HUB është t’ju jep mundësi dhe mbështetje të rinjve, grave sipërmarrëse dhe grave nga rajonet më pak të zhvilluara të Maqedonisë për të inkurajuar punësimin e tyre dhe pavarësinë financiare.

Create Hub është një qendër për përkrahjen e bizneseve që do të funksionojë në kuadër të Odës, një qendër virtuale për mbështetjen e biznesit në të gjithë Maqedoninë e që parashikon mbështetje për të rinjtë me ide kreative, në forma të ndryshme dhe nga vende të ndryshme

Related posts

SPOZORI GJENERAL