ANTPRESS
Zyra ekzekutive

Drilon Iseni – Drejtor Ekzekutiv

Magjistër i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane pranë Universitetit të Amsterdamit. Posedon përvojë profesionale 10 vjeçare si këshilltar, hulumtues dhe ekspert juridik në sektorin civil dhe qeveritar, si dhe në komunitetin e biznesit. Është angazhuar në zbatimin e disa projekteve dhe menaxhimin e resurseve njerëzore. Ka marrë pjesë në trajnime vendore dhe regjionale. Fushat e tij të interesit janë: zhvillimi i portofolios së shërbimeve të Odës, rrjetëzimi me përfaqësitë dhe misionet diplomatike në vend, menaxhimi i projekteve dhe i burimeve njerëzore. Në OEMVP punon prej Nëntor 2015 si përgjegjës për menaxhimin e aspekteve operative, burimeve njerëzore, mobilizimin e resurseve për aktivitete dhe projekte, si dhe mbajtjen e kontakteve me institucione, misione diplomatike dhe anëtarësinë. Nga muaji Korrik 2017 emërohet në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në OEMVP.

Aktualisht në OEMVP menaxhon Zyrën Ekzekutive dhe departamentet e Odës, realizon zbatimin e vendimeve të organeve të Odës, koordinon procesin e përpilimit dhe zbatimit të projekteve,  planifikon aktivitetet dhe buxhetin e Zyrës Ekzekutive, realizon aktivitetet e parapara në planin vjetor të Odës, përfaqëson Odën në mungesë të kryetarit dhe nënkryetarëve dhe ka përgjegjësinë e realizimit të punëve në mënyrë efikase dhe efektive. Detyrimet e veta i realizon konform autorizimeve të parapara me Statut dhe për to i përgjigjet Këshillit Drejtues të OEMVP-së.

Kontakti: executive@oemvp.org

 

 

Milaim Ameti – Menaxher Financiar

I diplomuar në drejtimin Ekonomi e Përgjithshme pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodij”. Ka përvojë profesionale katër vjeçare në OEMVP. Filloi si praktikant në Korrik të vitit 2012, ndërsa me punë në Nëntorin e po të njëjtit vit. Është angazhuar si asistent në përgatitjen e katalogjeve të ndryshme, në përpilimin dhe zbatimin e metodologjive përzgjedhëse të projektit “TOP 100”, në organizimin e takimeve të ndryshme me interes për komunitetin e biznesit, për të vazhduar me pozitën e Menaxherit Financiar fillimisht në projektin “3 ES – arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, e më pas edhe në projektin “Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”. Interesi i tij profesional ndërlidhet me analizat makro ekonomike, ndjekjen e politikave ekonomike vendore dhe regjionale dhe hulumtimin në botën e biznesit. Përgjegjësitë e tij momentale në OEMVP kanë të bëjnë me menaxhimin e financave, koordinimin e projekteve dhe me ndërlidhjen e kontakteve mes institucioneve dhe anëtarësisë.

Kontakti: milaim.ameti@oemvp.org

 

 

 

Fatima Bejtullai Vela – Bashkëpuntore për Marrëdhënie me Publikun

E diplomuar në Shkencat e Komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Ka përvojë pune në telekomunikacion si përkrahëse e klientelës dhe udhëheqëse e programeve të marketingut dhe komercializimit.  Në OEMVP është prej në Prill të vitit 2012. Punon në sektorin për Marëdhënie me Publikun. Ka qenë e angazhuar si Menaxhere e projektit “3 ES – arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”. Fushat e saj të interesit janë: marrëdhënia me publikun, logjistika dhe menaxhimi i projekteve. Aktualisht në OEMVP është përgjegjëse për zhvillimin dhe implementimin e programeve strategjike për Marrëdhënie me Publikun, kultivimin e lidhjeve me gazetarët kyç të biznesit, organizimin e konferencave për shtyp, ngjarjeve, panaireve, trajnimeve, prezantimeve etj., si dhe mirëmbajtjen e ueb faqes së OEMVP-së.

Kontakti: fatima.vela@oemvp.org

 

 

 

Edita Mersimi – Zyrtare për Ndërlidhje me Bizneset

Posedon rreth tetë vite përvojë profesionale në sektorin civil. Është angazhuar në fushën e planifikimit, zhvillimit dhe koordinimit të projekteve të financuara kryesisht nga BE –ja, në organizimin dhe realizimin e trajnimeve, punëtorive edukativo–arsimore për fëmijë dhe të rinjë, seminareve, konferencave dhe llojeve tjera të aktiviteteve publike të zbatuara në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Ka marrë pjesë në trajnime për trajnues, mbledhje të fondeve, lider të rinjë, gratë në politikë, të drejtat e njeriut, parimet bazë për monitorimin e administratës lokale, moderim, marrëdhënie me publikun dhe të tjera. Në OEMVP ka filluar me punë prej në Janar, 2016. Përgjegjësitë e saj aktuale ndërlidhen me inicimin, organizimin dhe mbajtjen e  kontakteve dhe takimeve direkte mes sektorit joqeveritar dhe sektorit të biznesit; organizimin e trajnimeve për sektorët gjegjës dhe ofrimin e konsultimeve në baza tematike.

Kontakti: edita.mersimi@oemvp.org

 

 

 

Mejrem Sinani – Bashkëpuntore administrative

E diplomuar në Biznes dhe Ekonomi – drejtimi Financa dhe kontabilitet pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Në OEMVP filloi si praktikante në Qershor të vitit 2016, ndërsa me punë filloi në Shtator të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe ka qenë e angazhuar në përgatitjen e të dhënave për katalogun TOP 100, përgatitjen e faturave të anëtarëve, sponzorëve si dhe bashkëpuntorëve të ndryshëm dhe kontaktin me anëntarsinë e Odës. Momentalisht në OEMVP është përgjegjëse për arkivin e Odës, përkrahje administrative në përgatitjen e shkresave dhe raporteve të ndryshme, përgatitjen e faturave të OEMVP-së e tjera.

Kontakti: mejrem.sinani@oemvp.org